Ish-njerëzit e Trump-it dhe lidhjet me Rusinë – dalin fakte ë reja

Ish-menaxheri i kampanjës së Donald Trump, Paul Manafort, në fshehësi ka paguar ish-politikanë europianë që të lobojnë në Ukrainë...

Ish-menaxheri i kampanjës së Donald Trump, Paul Manafort, në fshehësi ka paguar ish-politikanë europianë që të lobojnë në Ukrainë për qeverinë pro-ruse, thuhet në padinë e re të paraqitur nga prokurori special, Robert Mueller.

Manafort ka paguar rreth dy milionë euro ish-poliitkanët, thuhet në akuzë, por Manafort këmbëngulë se është komplet i pafajshëm.

Ndërsa ish-zëvendës menaxheri i kampanjës së Trump, Rick Gates, ka pranuar se i kanë gënjyer hetuesit, pasi është pajtuar për një marrëveshje për pranim të fajësisë.

Megjithatë, ende nuk ka gjetje se ndonjëri nga ta, Manafort, apo Gates, kanë bashkëpunuar me Rusinë direkt për ndikimin e rezultatit zgjedhor të 2016, kur Trump u zgjodh president.