Hoti: Kurti nuk le gjë pa bë për të fituar një grusht vota, shikoni listën artificiale që ka

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, po deklaron se Albin Kurti bën çdo gjë vetëm për një grusht votash.

Hoti duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, tha se se kandidatët për deputetë të kësaj partie do të bëhen copë-copë se nuk qëndrojnë dot bashkë.

Hoti tha se në listën e VV’së mund të gjesh çka do dhe janë njerëz të ekstremeve të ndryshme që nuk qëndrojnë dot së bashku, pra sipas tij nuk qëndrojnë në mënyrë artificiale me një thes.

”Zotri Kurti nuk lë gjë pa bë, për të fituar një grusht vota. Nuk bëhet çdo veprim për vota. Shihni listën e tij, nuk le gjë pa bë, për të fituar vota. Ka gjithçka në listën e saj [Vetëvendosjes]. Gjëra që nuk qëndrojnë bashkë. Gjëra që nuk janë në frymën e ndërtimit të një shoqërie demokratike properëndimore”, tha Hoti.

”Ke gjithçka brenda vetëm për të fituar një grusht vota. Dhe është një listë, si në të kaluarën. Copë-copë do të bëhen këta njerëz”, shprehet Hoti në Rubikon.