Ish drejtori i APN-së kalon në Partinë për Veprim Demokratik, zgjidhet kryetar i nëndegës në fshatin Miratoc

Ish drejtori i APN-së kalon në Partinë për Veprim Demokratik, zgjidhet kryetar i nëndegës në fshatin Miratoc

Ish drejtori i bibliotekës "Mehmet Jusufi" në Preshevë z.Erxhan Ramadani i cili ishte zgjedhur drejtor nga radhët e Alternativës për Ndryshim, sot ka aderuar në Partinë për Veprim Demokratik, i cili është zgjedhur kryetar i nëndegës së PVD-së në fshatin Miratoc.

Këtë e ka konfirmuar kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani përmes një postimi në profilin e saj në facebook ku ka shkruar:

Me kryetarin e ri të zgjedhur në nëdegën Miratoc z. Erxhan Ramadani!

Për një #PreshevëMëTëMirë, me një ekip të mirë!

Urime! Suksese të përbashkëta!