Inspektorët komunal tentojnë rrënimin e terasës së Kafiterisë 017 në pronësi të vëllaut të ish këshilltares së APN-së

Inspektorët komunal tentojnë rrënimin e terasës së Kafiterisë 017 në pronësi të vëllaut të ish këshilltares së APN-së

Inspektorët komunal sot i janë drejtuar kafiterisë 017 tek ish tregu i gjelbërt për ti rrënuar tarasën e ndërtuar kohë më parë.

Inspektorët kanë insistuar se tarasa prej qelqi duhet të rrënohet me arsyetimin se është ndërtuar pa leje. Mirëpo, pronari i kafiterisë ka deklaruar se “nuk është hera e parë që inspektorët vijnë me të njejtin qëllim. Ata duhet fillimisht ti rrënojnë tarasat tjera që janë ndërtuar pa leje e më pas le të vinë edhe te unë, por jo në mënyrë selektive”.

Pas kominikimit të shkurtër me pronarin e kafiterisë, inspektorët janë kthyer mbrapsht në vendet e tyre të punës. Mësohet se bashkë me inspektorët komunal ishin edhe punëtorët e Ndërmarrjes “Moravica”.