Kamberi: Serbia edhe më tej, shqiptarët i konsideron si “terroristë kujdestarë”

Kamberi: Serbia edhe më tej, shqiptarët i konsideron si “terroristë kujdestarë”

Në seancën e 15 dhjetorit, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ndër të tjera ka theksuar se në Serbi edhe më tej shqiptarët konsiderohen si “terroristë kujdestarë”.

Kamberi, këto deklarime, i bëri gjatë senacës së sotme të Kuvendit republikan të Serbisë, në propozimin e tij mbi plotësim-ndryshim e Ligjit kundër terrorizmit.

Ai vlerësoi se: “Në një Serbi, në të cilën pakicat, veçanërisht shqiptarët, satanizohen dhe konsiderohen si “terroristët kujdestarë” ne me të drejtë dyshojmë në mundësinë e keqpërdorimit të këtij ligji për tu përdorur kundër armiqve: pakicave, opozitës apo shoqërisë civile” – tha Kamberi. 

Për shumë, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka kritikuar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për dekleratat e dhëna që Serbia ka “marëdhënie të hekurta me Kinën, derisa pati thënë se Solidariteti evropian nuk ekziston-është vetëm një përrallë, radhiten në deklaratat që kanë krijuar rënien e kredibilitetit të BE-së te qytetarët vendit” – tha Kamberi.

Deputeti Kamberi, gjithashtu ka thënë se sipas organizatës botërore civile CIVICUS, Serbia konsiderohet shtet me pengesa të mëdha për veprim të shoqërisë civile.

Më poshtë, mundë të gjeni fjalimin e sotëm të deputetit, Shaip Kamberi.