Komuna e Preshevës në kohë pandemie hap tender 10 milion dinarë apo rreth 85.000 mijë euro për pllaka betoni

Komuna e Preshevës në kohë pandemie hap tender 10 milion dinarë apo rreth 85.000 mijë euro për pllaka betoni

Siç po shihet çdo ditë e më shumë gjendja në komunën e Preshevës po rëndohet nga Covid-19 dhe ka raste te shumta pozitive, shumë familje të cilët nuk punojnë askund i bëhet barrë virusi duke mos pasur të holla as për gjëra elementare për trajtim kundër virusit.

Komuna e Preshevës hap tender prej 10 milion dinarëve për pllaka betoni, duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen pas rreth 90 ditëve.

Premtimet që pushteti lokal në krye me Shqiprim Arifin nuk i realizoi asnjëherë ishin ato për hapjen e fabrikave, për zhvillimin dhe punsimin e qytetarëve, depolitizimin e shkollave, profesionalizmin dhe anti-korrupsionin, ku pikërisht për korrupsion kishte edhe të arrestuar zyrtarë të afërt me Shqiprim Arifin nga agjensioni anti-korrupsion.

Pushteti lokal në vend që ti ndihmoj popullatën që po vuan nga Covid-19, po përgatitet për zgejdhjet e ardhshme të cilat tenton ti fitojë duke shpërndarë pllaka betoni.

“Merja pllaket e mos ja jip votën” – është ky një citat i Shqiprim Arifit, të shohim këtë radhë cila është kundërpërgjigja e qytetarit në kutinë e votimit.