Isa Mustafa sulmon Shpejtim Bulliqin, e quan azilant

Isa Mustafa sulmon Shpejtim Bulliqin, e quan azilant

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas përleshjes së sotme ndërmjet aktivistëve të VV dhe LDK në fushatën në Podujevë.

Ai e ka sulmuar ashpër kandidatin e VV-së, Shpejtim Bulliqi duke e quajtur azilant.

Mustafa ka thënë se ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim.

Statusi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq,
Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.

Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.

Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.
Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!

Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së! IM