Pse shohim ‘yje’ kur fërkojmë sytë

Pse shohim ‘yje’ kur fërkojmë sytë

ormat dhe ngjyrat që sytë tanë shohin kur fërkojmë shumë sytë, njihen si “fosfene” dhe janë njohur shumë kohë më parë, që në kohën e grekëve të lashtë

Fërkimi i syve rrit presionin brenda bebes së syrit dhe ky presion aktivizon qelizat ganglionale në retinë, në të njëjtën mënyrë si drita.

Truri juaj nuk e di ndryshimin dhe kështu interpreton aktivizimin sikur të ishit duke parë dritë nga bota jashtë.

Fosfenet më të zakonshëm janë blloqe me ngjyra të ndryshme që lëvizin me fërkimin..

Më pas, janë grimcat si xixa dhe që lëvizim shpejt.

Këto “pamje” kujtojnë pikturat psikedelike, sepse halucinogjenet gjithashtu ndikojnë në sistemin vizual.

Efektet e tjera përfshijnë një varg pikash të ndritshme blu të dritës.

Nëse doni t’i përjetoni këto, jini të kujdesshëm dhe fërkoni butësisht sytë për disa kohë. Mos i shtypni fort sepse rrezikoni dëmtimin e syrit.