Kreu i LPD-së z.Shqiprim Musliu është takuar me z.Pandeli Majko

Kreu i LPD-së z.Shqiprim Musliu është takuar me z.Pandeli Majko

Postimi i plotë i kryetarit të LPD-së z.Shqiprim Musliu

Me një privilegj të veçantë, sot zhvillova takimin e parë zyrtar në Shqipëri me një personalitet të shquar i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të gjitha trojet shqiptare. Me z. Pandeli Majko diskutuam shumë çështje, ku midis tjerash spikati pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kontributi i vazhdueshëm i Shqipërisë për avancimin e statusit të shqiptarëve të Luginës. Gjatë takimit nuk u la pa u përmendur edhe kontributi i pashoq i z. Majko gjatë luftës në Kosovë si dhe aktivitetet e tij edhe sot për të ndihmuar shqiptarët kudo nëpër botë. Këshillat e z. Majko gjithmonë na kanë ndihmuar për të ecur përpara dhe ne u siguruam që Shqipëria përmes personaliteteve si Z. Majko, do të vazhdojë të lujë një rol konsultativ dhe pozitiv për avancimin e të drejtave kombëtare në rrafshin ndërkombëtar.