Masa të reja kundër CoVid-19 në Serbi, kufizime në punë

Serbia i është bashkuar vendeve që kanë nisur të shtrëngojnë masat në luftën kundër pandemisë së CoVid-19

Epidemologia Darija Kisiq Tepavçeviq ka deklaruar se puna mund të vijojë deri në ora 23:00 pavarësisht nëse kanë hapësirë apo jo.

Ajo ka zbuluar një prirje të epidemisë që duhet të jetë shqetësuese. Sipas saj brenda një jave shkalla e infektimit është rritur me 19% brenda një jave duke vendosur autoritetet shëndetësore në alarm.

“Shembulli më i mirë është Izraeli që kishte një situatë të favorshme dhe tani nuk e ka më"theksoi ajo.

Sipas saj tani ëstë momenti kyç për të gjithë ne që të bëjmë më të mirën për të respektuar masat parandaluese.