“Mbylle gojën”, “Këlysh i Putinit”, momentet më të tensionuara nga debati Trump – Biden

“Mbylle gojën”, “Këlysh i Putinit”, momentet më të tensionuara nga debati Trump – Biden

Joe Biden dhe presidenti, Donald Trump, i kaluan 90 minuta kaotike në debatin e tyre të parë presidencial.

Kandidati presidencial demokrat në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden dhe presidenti, Donald Trump, i kaluan 90 minuta kaotike në debatin e tyre të parë presidencial, me ndërprerje të fjalës dhe përplasje verbale, duke nxjerrë në pah stilet shumë të ndryshme të dy kandidatëve për president.

Ata debatuan për pandeminë e koronavirusit, nominimin e një gjykatëse të re të Gjykatës Supreme, rendin dhe ligjin si dhe marrëdhëniet racore.

Trump dhe Biden, gjatë debatit shumë shpesh i flisnin njëri-tjetrit, dhe në një moment Biden e quajti Trumpin një “gënjeshtar, një palaço”, pastaj “këlysh i Putinit”, si dhe në një moment i tha: “A do ta mbyllësh gojën, burrë?”.

Këto ishin përplasjet më të mëdha nga debati i tyre i parë presidencial.