Loredana rikthehet në rrjete sociale

Loredana rikthehet në rrjete sociale

Rep-artistja shqiptare, Loredana, kohë më parë ka dëshmuar se di të tërheq vëmendjen e audiencës.

Ajo ditë më parë pa ndonjë paralajmërim kishte mbyllur rrjetet sociale, ndërsa fansat menjëherë filluan me aludime.

Gjatë ditës së sotme (e hënë) Loredana i është rikthyer sërish ndjekësve të saj, por kësaj radhe me të reja nga jeta profesionale.

Ajo në profil ka lënë vetëm një postim, i cili ka të bëjë me turneum muzikor, që do të realizohet në vitin 2021.

“Tani fillon shitja paraprake ekskluzive për turneun tim 2021. Për dy javët e ardhshme çdokush që ka një biletë KING LORI TOUR ka mundësinë ta shlyejë atë për koncertin edhe më të madh, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vlen të përmendet se gjatë kësaj kohe ajo ka qenë duke punuar në albumin e saj të parë “Medusa”.

Theksojmë se bukuroshja bionde ka qenë produktive sa i përket projekteve muzikore, ndërsa ka paralajmëruar edhe shumë prej tyre.