Projektligji për vlerat e UÇK-së, Gucati me akuza ndaj deputetëve të LDK-së e LVV-së

Projektligji për vlerat e UÇK-së, Gucati me akuza ndaj deputetëve të LDK-së e LVV-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje  dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk votuan sot projektligjin për vlerat e UÇK-së,  ku rrjedhimisht i njëjti nuk kaloi në mungesë të kuorumit.

Ndaj këtij veprimi të VV-së dhe LDK-së ka reaguar kreu i OVL-së, Hysni Gucati.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se këto dy parti sipas tij nuk e kanë asnjë dallim nga Lista Serbe.

LVV-në dhe LDK-në ai i ka quajtur “të mjerë”, dhe të njëjtit siç është shprehur ai po të mos ishte UÇK nuk do të flisnin as shqip.

Postimi i plotë:

Skandalet dhe paftyrësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë fund, këto dy subjekte sot treguan se nuk kanë asnjë dallim nga Lista Serbe për derisa nuk votuan projektligjin për vlerat e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk jeni asgjë me shumë vetëm se të mjerë dhe frikacakë, po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ju të mjerët nuk do të flisnit shqip, ju nuk jeni asgjë me shumë vetem se frikacakë që nuk jeni në gjendje të jeni në shërbim të vendit tuaj, herët ose vonë projektligji për vlerat e luftës do të miratohet por ju do të mbeteni gjithmonë frikacakë dhe te mjerë, jeni turpi i gjithë Kosovës!