“Nga zyra nuk mbrohen kufijtë”, Edita Tahiri akuzon qeverinë pas rastit me xhandarët serbë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për futjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se përpjekjet e Serbisë për të prekur fshehtasi kufijtë e Kosovës këto ditë, kanë dështuar, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, reagimi i institucioneve ishte i zbehtë, dhe mbeti vetëm në fjalë.

“Perpjekjet sekrete per te prekur kufijte e Kosoves deshtuan. Keto dite Serbia shkeli haptazi kufirin ne Karaqeve. Reagimi i institucioneve ishte i zbehte, mbeti vetem ne fjale. Nga zyra e qeverise nuk mbrohen kufijte”, ka shkruar Tahiri në Facebook.