73% të votuesve të pakënaqur me menaxhimin e COVID19 nga pushteti lokal në Preshevë

73% të votuesve të pakënaqur me menaxhimin e COVID19 nga pushteti lokal në Preshevë

Rtv Aldi ka bërë një anketë me pyetjen "Komuna e Preshevës, a është duke e menaxhuar  si duhet gjendjen e rënduar me Covid-19?".

Rezultati i kësaj ankete ka qenë se 73% e popullatës mendojnë se Komuna e Preshevës në krye me Shqiprim Arifin nuk janë duke e menaxhuar si duhet situatën me pandeminë Covid19, vetëm 23% kanë menduar që situata po menaxhohet mirë.

Komuna e Preshevës po dështon në menaxhimin e pandemisë Covid19, ku shtabi për situata të jashtëzakonshme mbledhjen e fundit e kanë mbajtur para gati 3 javëve, kurse situata për 3 javët e fundit ka qenë e rendë me shumë të infektuar pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu shtëpia e shëndetit në Preshevë është në mungesë të autoambulancave për transportimin e personave të prekur me covid19 në spitalet e Vranjes, Surdolicës apo edhe të Nishit , ku komuna e Preshevës ka refuzuar që t'i blejë shtëpisë së shëndetit një autoambulancë me fondin e dërguar nga qeveria e Kosovës, por kryetari i komunës Shqiprim Arifi për nevojat e tij personale ka blerë një veturë të re në vlerë 39 mijë euro.

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi po dëshmon se më e rëndësishme për të është luksi personal se sa blerja e një autoambulance për ruajtjen e shëndetit të pacientëve të komunës së Preshevës.