Profesori amerikan godet rëndë Serbinë: Nuk mund të kërkoni integrim në BE dhe çnjohje të Kosovës

Profesori amerikan godet rëndë Serbinë: Nuk mund të kërkoni integrim në BE dhe çnjohje të Kosovës

Profesori i Universitetit të New York’ut dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të zgjidh konfliktin e saj me Kosovën, përderisa vazhdon të lobojë në mënyrë aktive në BE për të tërheqë njohjen e tyre për Kosovën.

Profesori amerikan nga Universitetit i New York’ut, Alon Ben-Meir, ka shkruar në Twitter se Serbia nuk është e interesuar të zgjidhë problemet me Kosovën.

Ai tutje ka thënë se përderisa po vazhdohet lobimi i Serbisë në BE, për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës , ndërsa në anën tjetër kërkon zgjidhje të konfliktit me Kosovën.

“Natyrisht, Serbia nuk është e interesuar të zgjidhë konfliktin e saj me Kosovën, përderisa vazhdon të lobojë në mënyrë aktive në BE që të tërheqë njohjet ndaj Kosovës”, ka shkruar Alon Ben-Meir në Twitter.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia nuk mund të veproj në të njëjtën kohë duke kërkuar integrim në BE, ndërsa vazhdon që të kërkoj çnjohje të Kosovës nga BE.

“Natyrisht, Serbia nuk është e interesuar të zgjidhë konfliktin e saj me Kosovën, ndërsa vazhdon të lobojë në mënyrë aktive në BE që të tërheqë njohjet e tyre për Kosovën. Serbia thjesht nuk mund të veproj në të dy mënyrat, nuk mund të kërkojë integrim në BE ndërsa kërkon çnjohjen e Kosovës nga BE”, ka thënë profesori Alon Ben-Meir.

Duhet theksuar se Serbia në vazhdimësi ka lobuar për çnjohje të Kosovës, ndërsa BE nuk ka arritur të bind shtetin serb që të ndalin lobimin, përderisa të dy shtetet po zhvillojnë dialog në mes tyre për gjetjen e një zgjidhje..