Sinani : Situata e fundit e shkatuar nga virusi Covid-19 një shqetësim për secilin nga ne!

Sinani : Situata e fundit e shkatuar nga virusi Covid-19 një shqetësim për secilin nga ne!

Kryetarja e PVD-së në Preshevë znj.Ardita Sinani ka komentuar situatën e krijuar së fundmi nga pandemia e virusit Covid-19 që ka shkaktuar në rajon si dhe në komunën e Preshevës.

Ajo përmes një shkrimi në profilin e saj ka thënë se rritja e të infektuarve me Covid-19 është një situatë alarmante e cila rrit shqetësimin ku përpos keq qeverisjes ballafaqohet edhe me një sistem shëndetësor të dobët.

Tutje Sinani i ka bërë thirrje pushtetit lokal që urgjentisht të ngritet në nivelin e seriozitetit të situatës dhe të formoj një grup punues nga ekspertët, duke i ofruar bashkëpunim dhe ndihmën e profesionistëve të PVD-së.

Postimi i plotë :

Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës,

Situata e fundit në rajon me hapjen e kufijve, përhapjen e Pandemisë dhe rritjen e numrit të infektuarve është një shqetësim për secilin nga ne!

Lëvizjet e qytetarëve, gjendja e krijuar me shifra të përmasave alarmante, rritë shqetësimin, pasigurinë dhe brengën e popullatës, e cila përpos keq qeverisjes ballafaqohet edhe me një sistem shëndetësor të dobët!

Të dashur bashkë qytetarë, në kohën kur jo zyrtarisht flitet për rastet e para të infektuarve me COVID 19 në komunën tonë, heshtja, mos angazhimi dhe pa dituria e pushtetit lokal rritë edhe më tepër shqetësimin, mos besimin dhe pasigurinë tek qytetarët tanë, të cilët me të drejtë ndjehen të braktisur e të harruar nga pa aftësia dhe neglizhenca e këtij pushteti joserioz!

Heshtja e pa besueshme e pushtetit lokal, duke mos bërë asnjë mbledhje të shtabit komunal për situata të jashtë zakonshme, duke mos u prononcuar asnjë herë publikisht për situatën e krijuar, për të udhëzuar dhe ndihmuar popullatën, e bënë këtë pushtet të pa aftë, jo legjitim dhe të pa denjë për ta qeverisur Preshevën!

Mos informimi i opinionit publik mbi numrin eventual të të infektuarve, testeve të bëra, dhe strategjisë së veprimit për mbrojtjen e popullatës e bëjnë këtë pushtet të pa denjë dhe joserioz!

Unë i bëjë thirrje këtij pushteti lokal që urgjentisht të ngritët në nivelin e seriozitetit të situatës dhe të formoj një grup punues nga ekspertët, duke i ofruar bashkëpunim dhe ndihmën e profesionistëve të PVD-së, sepse komuna e Preshevës ka dështuar dhe po dështon në kryerjen e obligimeve të veta njerëzore, morale e ligjore për ta mbrojtur popullatën në ballafaqim me këtë situatë!

Të dashur qytetarë, sot popullata e komunës së Preshevës e përballur me Pandeminë, pa një pushtet lokal serioz, pa spital, me papunësi dhe varfëri ekstreme duhet të tregoj seriozitet dhe pjekuri, duke u mbështetur tek këshillat e profesionistëve, serioziteti dhe disiplina e Jonë, që ta ruajmë veten duke ruajtur njëri-tjetrin në mënyrë që ti mbrojmë familjet, fëmijët dhe prindërit tanë, me shpresë që me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë situatë!

Me respekt,
Ardita SINANI