Bartësi i Listës së ADSH, Shaip Kamberi: Kemi fituar edhe deputetin e 3-të

Bartësi i Listës së ADSH, Shaip Kamberi: Kemi fituar edhe deputetin e 3-të

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik si dhe bartësi i Listës së koalicionit të partive shqiptare, Shaip Kamberi ka njoftuar se nga përsëritja e zgjedhjeve në 9 vendvotime të komunës së Bujanocit, shqiptarët kanë arritur të sigurojnë edhe mandatin e tretë.

Postimi i plotë:

Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.

Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët.