Apostolova: Nëse pandemia përhapet më shumë sistemi shëndetësor i Kosovës s’është i përgatitur

Apostolova: Nëse pandemia përhapet më shumë sistemi shëndetësor i Kosovës s’është i përgatitur

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, me rastin e dorëzimit të një donacioni për Covid 19 nga BE-ja ju ka bërë thirrje qytetarëve të repsketojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ajo tha se Kosova nuk ka shërbim spitalor të përgatitur, andaj duhet respektuar masat.

“Ne si donator të juaj, e dijmë që sistemi juaj shëndetësor nuk është i përgaditur që të përballet me sfidat që ndodhin nëse pandemia përhapet më shumë. Ne mund të ju ndihmojmë, të ju japim pajisje, e para. Mirë vendimi është tek qytetarët dhe vendi ku ata do të akomodohen nuk ëhstë I nivelit të duhur”, ka shtuar ajo.

E Bashkimi Evropian (BE) ka sjellë një donacion në Kosovë, në vlerë prej 800 mijë euro, në luftimin e pandemisë.

Aty u tha se përkundër që BE-ja po përballet vetvetiu me këtë pandemi, ndihma për Kosovën nuk ka munguar asnjëherë.

“Ju lutem respektoni kufizimet shumë të rëndësishme për të luftuar këtë pandemi. Gjithandej Prishtinës e Kosovës po dalin qytetarët dhe nuk vendosin maska, nuk respektojnë distancën s’janë të vetëdijshëm për pasojat që po ndodhin për të moshuarit”, tha ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me këtë rast ka falënderuar taksapaguesit evropianë për ndihmat për Kosovën.

Madje ai ka thënë se në këtë fazë nuk ka gjë më të rëndësishme se sa shëndeti i qytetarëve, raporton EO

“MSh-ja është duke i koordinuar me donatorë dhe jemi të gatshëm që ky donacion nuk është i vetmi e as i fundit. Nuk është e tepërt që t’iu themi taksapaguesve evropian dhe që mjete të arrijnë në vendin e duhur. Më i rëndësishme është shëndeti sesa animet politike”, tha Zemaj.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se përkrahja e BE-së është ndihmë e madhe për institucionet shëndetësore kosovare.

“Në këto ditë kur e gjithë bota po përballet me pandemi, miqtë tanë kanë gjetur arsye që të na ndihmojnë përkundër që edhe shtetet e tyre po përballen me këtë pandemi”.

“Ndihma e sotme është ndihmë në ditë të vështira”, tha Sejdiu.

Në këtë donacion janë 5 defribilator, 350 oximeter, 400 shtretër, 127 200 maska mbrojtëse dhe 6 mijë teste.