Hajna të maskuar dhe me armë i hyjnë në shtëpi podujevasit, e lidhin e më pas i grabisin para

Një qytetar nga Podujeva para dy ditësh u tmerrua nga hajnat.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ai ka treguar se gjersa ka qenë në shtëpi, dy hajna të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar me forcë tek ai.

Të njëjtit pasi që kanë lidhur viktimën, i kanë grabitur atij 150 euro, unazën dhe orën e dorës, nga ku më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.