Partia Demokratike në Bujanoc shënon 9 vjetorin e themelimit të saj

Partia Demokratike në Bujanoc shënon 9 vjetorin e themelimit të saj

Të dashur anëtarë dhe simpatizues të Partisë Demokratike, 

Partia Demokratike sot shënon 9 vjetorin e themelimit të saj. Si nevojë e kohës për një qeverisje më të mirë për qytetarët e komunës së Bujanocit, para 9 viteve, saktësisht në një datë historike për popullin shqiptar, më 2 korrik 2011 lindi Partia Demokratike me seli në Bujanoc.

Gjatë këtyre 9 viteve, PD me punën e saj të palodhshme ka konfirmuar se është parti serioze, e qëndrueshme dhe më e madhja, që gjithmonë ka prioritet përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ky përvjetor Partinë Demokratike e gjen si forcën kryesore politike në komunën tonë, me besimin më të madh të qytetarëve shqiptarë të dala nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2020. 

Kemi kaluar shumë sfida së bashku, e na presin edhe shumë tjera, e që me ndihmën tuaj do të arrijmë t’ia dalim.

Deri në përvjetoret e ardhshme, Ju dëshirojmë shëndet!

Urime!