Tetë emra që mund ta marrin drejtimin e Barcelona

Tetë emra që mund ta marrin drejtimin e Barcelona

Barazimi i radhës i Barcelona, së fundmi me Atletico Madrid është vulë që Qique Setien nuk do të jetë më trajner i ekipit pas përfundimit të këtij sezoni.

Me fitore eventuale të enjten, Real Madrid shkëputet nga Barcelona në katër pikë, kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje për blaugranët dhe gjashtë për mbretërit deri në fund të sezonit në La Liga.

Tetë emra janë duke u përmendur për të zënë vendin e Setien te Barcelona, shkruajnë gazeta të afërta me klubin.

Trajneri që më së lehti mund të inkuadrohet është Garcia Pimienta që aktualisht drejton ekipin Barcelona B.

Eusebio Sacristan është emri tjetër që së fundmi ishte trajner te Girona, kurse ka qenë në të kaluarën futbollist i Barcelonës, si dhe asistent trajner dhe trajner i ekipit B.

Laurent Blanc, Mauricio Pochettino, Ronald Koeman, Marcelo Gallardo, Xavi Hernandez dhe Pep Guardiola, plotësojnë tetëshen e madhe të emrave që mund ta marrin drejtimin e Barcelona.

Kuptohet, më së vështiri sipas gazetave në Spanjë, është kthimi i Guardiola.