Ledri i bën dedikim romantik të dashurës për ditëlindje: E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pijshëm në ishull

Ledri i bën dedikim romantik të dashurës për ditëlindje: E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pijshëm në ishull

E dashura e reperit, Ledri Vula, Sara Hoxha feston sot (e premte) ditëlindjen. Mes shumë urimeve nga miqtë, kolegët e familjarët e saj, ajo ka marrë një urim të përzemërt nga reperi shqiptar, i cili i ka kushtuar asaj disa fjalë dashurie në Instagram. Ledri ka publikuar në InstaStory një fotografi të realizuar me Sarën gjatë pushimeve të fundit në Jug të Shqipërisë.

“E ruajmë njëri-tjetrin si ujin e pijshëm, si me jetu veç na dy me një ishull, urime ditëlindjen Sara”, kanë qenë fjalët e reperit në mbishkrim e fotografisë.


Ndërkohë, nuk kanë munguar më pas edhe urimet e shumta nga fansat e çiftuit.

Ledri përndryshe ka paralajmëruar se sot do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me kolegun Capital T.