Zijush Ahmeti: Zgjidhja me e qëndrueshme, bashkimi i Luginës me Kosovën! (video)

Zijush Ahmeti: Zgjidhja me e qëndrueshme, bashkimi i Luginës me Kosovën! (video)

Në një intervistë për emisionin “Ballkan” në Abc News, Zijush Ahmeti zyrtari Ligjor në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur se bashkimi i Luginës është zgjidhje e qëndrueshme.

Gjithashtu ai ka theksuar se shqiptarët janë në pritje dhe do të jenë kontribues rreth procesit të dialogut dhe rikthimit të Luginës në kuadër të Kosovës.

“Për mendimin e shumicës së shqiptarëve të Luginës, bashkimi do të ishte zgjidhja e qëndrueshme, zgjidhja afatgjatë, zgjidhja e natyrshme dhe zgjidhja më e pranueshme. Sigurisht, shqiptarët janë në pritje dhe do të jenë kontribues rreth procesit të dialogut dhe rikthimit të Luginës në kuadër të Kosovës,” ka thënë Ahmeti.