‘Xhihani’ refuzon skenat intime në seriale: Si mund ta shoh në sy gruan?

‘Xhihani’ refuzon skenat intime në seriale: Si mund ta shoh në sy gruan?

Erkan Petekkaya është një prej aktorëve turq i cili ka arritur ta marrë vëmendjen me rolet e tij nëpër seriale të ndryshme, shkruajnë mediat turke.

Për publikun shqiptar ai u bë i njohur me rolin e ‘Xhihanit’ në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Së fundmi ai ka refuzuar të luajë skena intime në një serial me arsyetimin se më pas nuk po mund ta shikoj gruan në sy.

“Nuk e kuptoj se si një aktor mund të kthehet në shtëpi pas skenave të tilla dhe të shohë në sy gruan apo fëmijët”, ka thënë Erkan Petekkaya duke këmbëngulur se skenat e puthjeve nuk janë pjesë e domosdoshme e skenarit të filmit.