Mozzik zbulon politikanin e tij të preferuar në Kosovë

Mozzik zbulon politikanin e tij të preferuar në Kosovë

Reperi Mozzik nuk heziton që të tregojë haptas edhe preferencat e tij politike.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të fansave, reperi u pyet edhe se kë e ka politikan të preferuar, ndërsa ai dha emrin e Kadri Veselit, duke e vendosur edhe një kurorë të mbretit pranë emrit të tij.

Kjo nuk është hera e parë që Mozzik tregon haptas përkrahjen për kryetarin e Partisë Demoktratike të Kosovës, ngase shumë herë ka publikuar fotografi krah tij.

Kujtojmë se Mozzik pritet që së shpejti ta publikojë albumin e ri muzikor, të cilin e dedikon për tregun e huaj.