Kështu votuan të gjitha partitë për Qeverinë Hoti

Qeveria e re në krye me kryeministër Avdullah Hoti u votua sot në Kuvend me 61 vota.

Analisti Blerim Vela ka publikuar numrin e deputetëve të secilës parti që kanë votuar pro qeverisë së re.

Njoftimi:

Mbështetja për qeverinë e re sipas grupeve parlamentare:

LVV: 0% apo 0 vota nga 29 deputete;

LDK: 89% apo 25 vota nga 28 deputete;

PDK: 0% apo 0 vota nga 24 deputete;

AAK: 92% apo 12 vota nga 13 deputete;

Lista Serbe: 100% apo 10 vota nga 10 deputete

Nisma + AKR: 100% apo 6 vota nga 6 deputete

Minoritetet joserbe: 80% apo 8 vota nga 10 deputete

Totali: 61 vota