Haradinaj: Absurde që partia në pushtet të protestojë

Haradinaj: Absurde që partia në pushtet të protestojë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që janë të palogjikshme protestat e paralajmëruara për nesër nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Vetëvendosje nuk mund t’ia imponojë vendit zgjidhjet politike përmes protestave.

“Protesta e organizuar nga partia në pushtet [Vetëvendosje], kundër Kushtetueses është absurde. Pushteti proteston, kjo është absurdi më i madh që mund të ndodhë. Shihet që kanë mungesë të çdo integriteti”, ka thënë Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

“Qeveria është e shkarkuar, por ende firmos vendime, deri në një vendim tjetër, Kurti është në detyrë. Imagjinoni, kryeministri e thërret popullin në rrugë, që t’i ndihmojë atij të qëndrojë në pushtet kundër Gjykatë Kushtetuese”.

Haradinaj thekson se kjo do të ketë kosto të madhe për Vetëvendosjen dhe sipas tij, askush nuk do t’i besojë më atyre.

“Vetëvendosje po e shpjegon situatën siç i konvenon dhe po bën eksperimente edhe me veten”, ka thënë Haradinaj.