Mes paralajmërimeve të opozitës për bojkot të zgjedhjeve dhe grevave të urisë nga liderët opozitarë atje, kanë ardhur edhe reagime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kërkojnë që në zgjedhje të mos garojnë persona të cilët janë dënuar për krime lufte.
Komiteti Për Punë të Jashtme i Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se në lista zgjedhore nuk duhet të jenë emrat e kriminelëve të luftës.
“Serbia nuk duhet të ketë në garën zgjedhore kriminelë luftë”, thuhet në reagimin e House Foreign Affairs Commite, raporton Gazeta Express.
Reagimi ndërlidhet me emrin e Vojsllav Sheshelit i cili është shpallur fajtor për krime lufte nga Tribunali i Hagës.