Hummer ri dizajnon logon për makinën e re që mbushet me rrymë, mësohet edhe dukja që do ta ketë pjesa e përparme e makinës

Hummer ri dizajnon logon për makinën e re që mbushet me rrymë, mësohet edhe dukja që do ta ketë pjesa e përparme e makinës

Në aplikimin për patentë, janë mësuar të dhëna të rëndësishme që GMC i ka përgatitur për këtë makinë

Tashmë dihet se gjenerata e katërt e Hummer, do të jetë një makinë që mbushet me rrymë, që do ta ruajë stilin e veçantë dhe shumë të pëlqyeshëm që e ka ky model.

Derisa të dhënat mbesin të fshehta, në aplikimin për patentë për modelin e ri, shihet se Hummer ia ka ri dizajnuar logon.

Logoja e re ka shkronja të njëjta katrore, por janë shumë më të drejta dhe të egra, derisa këndet i janë prerë në mënyrë shumë të mprehtë.

Së bashku me logon e re, në patentë është mësuar edhe dukja që do ta ketë pjesa e përparme e makinës, ku edhe do të vendoset logoja.

Megjithëse makinat elektrike nuk kanë nevojë për grill si makinat e zakonshme, Hummer i ri do të vazhdojë ta mbaj grillin gjigant të ndarë në gjashtë pjesë.