Djali i presidentit të Serbisë i infektuar me coronavirus

Djali i presidentit të Serbisë i infektuar me coronavirus

Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Kjo është bërë e ditur përmes profilit zyrtar në Instagram të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.

“… Danilo i im më tha se dorëzimi nuk është një opsion. Fëmija im i parë u infektua me coronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do të fitosh. Babi të do, të gjithë të duam”, ka shkruar Vuçiq.

Ndryshe, presidenti serb nuk ishte paraqitur në një konferencë ditë më parë dhe në vend të tij ishte paraqitur ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali dhe presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Marko Cadez.


Ata në vend të Vuçiqit kishin treguar masat e fundit që do të marrin për të shpëtuar ekonominë në Serbi, e cila është goditur nga epidemia e coronavirusit.

Sipas medieve serbe, në fjalën e tij, Mali tha se masat duhej të ishin paraqitur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, por se ai aktualisht nuk po ndihet mirë.