Një qytet kinez futet sërish në karantinë, e gjitha filloi nga një drekë pune

Një qytet kinez futet sërish në karantinë, e gjitha filloi nga një drekë pune

Qyteti Jia në pjesën qendrore të Kinës sërish është futur në karantinë, pasi që epidemia e coronavirusit sërish ka shpërthyer në atë rajon.

Ky rast shqetësues është një rikujtim që Kina nuk e ka fituar plotësisht luftën ndaj COVID-19 dhe se heqja e karantinimit bartë në vete rrezik nga një valë e re e epidemisë.

Ky rrezik është ndoshta më i madh se që kemi menduar, pasi pjesa më e madhe e të infektuarve në fakt nuk kanë simptoma dhe është e pamundur në kohë të zbulohen dhe izolohen.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Kinë është rritur dukshëm ditëve të fundit. Të dielën janë regjistruar 74 raste të reja asimptomatike, kurse një ditë më herët 47, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për Shëndet Publik në Kinë.

Qyteti Jia në të cilën jetojnë rreth 640 mijë persona, sot ka dhënë urdhër të drejtpërdrejtë se të gjitha ndërtesat duhet të mbyllen, kurse të gjithë ata që dalin nga shtëpitë apo kthehen në to duhet t’ua tregojnë autoriteteve përkatëse dokumentet personale, të bartin maska dhe t’i nënshtrohet procesit të matjes së temperaturës. Trafiku rrugor gjithashtu do të kufizohet.

Kjo ndezje e alarmit është nxitur nga rasti i një gruaje e cila kishte shkuar te mjeku për kontroll, nga i cili më pas ishte infektuar. Ai ishte plotësisht asimptomatik edhe pse ishte i infektuar siç është konstatuar më vonë.

Testimi i 25 marsit ka treguar se tre mjekë në po të njëjtin spital kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Treshja kishin ngrënë drekë së bashku në një restorant më 13 mars, kurse njëri prej tyre më herët kishte qenë për vizitë në Wuhan. Por edhe pse ishte futur në vetëizolim për dy javë, nuk dihet nëse ai kishte infektuar kolegët që më pas e kanë përhapur virusin tek pacientët.

Që të tre janë futur në karantinë. Megjithatë, opinioni publik ishte njoftuar për ata kur Kina gjatë javës së kaluar filloi të publikojë të dhënat për rastet e reja asimptomatike, pas kritikave të shumta për mungesën e transparencës në qeverinë kineze.

Hulumtuesve në mbarë botën u është bërë e qartë që këta bartës “të padukshëm” të coronavirusit, kanë rol shumë më të madh në përhapjen e COVID-19 sesa që është menduar deri tani. Kurse shumica e vendeve nuk po i teston njerëzit nëse nuk shfaqin simptoma siç është temperatura e lartë dhe kollitja.

Megjithatë, siç raporton Bloomberg, praktikë e autoriteteve kineze është që rastet asimptomatike t’i numëroj në evidencën e personave të infektuar vetëm nëse fillojnë të shfaqin simptoma. Kjo do të thotë se të infektuarit në Kinë nëse nuk shfaqin simptoma nuk do të futen në listën zyrtare të rasteve me COVID-19, përveç nëse rezultojnë pozitiv në teste.

Për këtë arsye numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID-19, është shumë më i vogël sesa që është dashur të jetë. E siç raporton e përditshmja e Hong Kongut – “South China Morning Post”, një e treta e numrit të përgjithshëm të infektuarve në Kinë do të mund të ishin asimptomatikë, sipas të dhënave të besueshme të qeverisë kineze të cilat ka arritur t’i sigurojë kjo e përditshme.

Më shumë se 43 mijë persona në Kinë janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv deri në fund të shkurtit, ku më pas janë futur në karantinë, por nuk janë numëruar në listën zyrtare edhe 80 mijë tjerë. Kjo do të thotë se numri i rasteve të konfirmuara në Kinë do të mund të shkonte në 120 mijë.

Përndryshe, Kina kishte njoftuar zyrtarisht që kishte futur nën kontroll karantimin, pasi që numri i rasteve të reja me COVID-19 kishte rënë në zero më 19 mars. Megjithatë, brenga për të ndodhur një valë e re e epidemisë është shumë e madhe, si për raste që ndodhin brenda ashtu edhe prej atyre që vijnë nga jashtë. Për këtë autoritetet në mbarë botën besojnë se Kina ka zvogëluar dukshëm numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19.