Në Serbi rritet numri i të prekurve nga coronavirusi, numri i të vdekurve gjithashtu

Në Serbi rritet numri i të prekurve nga coronavirusi, numri i të vdekurve gjithashtu

Gjithsej 2,200 raste të konfirmuara të COVID 19 u regjistruan në Republikën e Serbisë deri në orën 3 pasdite, më 6 prill, 2020.

Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, vetëm në 24 orët e fundit, u konfirmuan edhe 292 raste të tjera me coronavirus.

Siç bëhet e ditur më tej, nga testimi i fundit i 1,192 personave, nga të cilët 292 ishin pozitivë.

Ndërkohë, në respirator janë gjithsej 101 pacientë ndërsa nga raporti i mëparshëm ka edhe shtatë vdekje të tjera, ose gjithsej 58.

Mesatarja e moshës së tyre është 64.5 vjeç dhe ata kishin probleme të tjera shëndetësore.

Ndryshe, umri i vdekjeve të konfirmuara në botë nga coronavirusi ka tejkaluar 70,000 dhe një total prej rreth 1,3 milionë njerëz janë prekur nga virusi.