Kurti nga Kamenica: Prilli është muaj vendimtar për krizën

Kurti nga Kamenica: Prilli është muaj vendimtar për krizën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas vizitës në Gjilan ka shkuar edhe në Kamenicë për t’u njoftuar me problemet dhe nevojat e kësaj komune që po ashtu ka të prekur nga koronavirusi. Ai u prit nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati.

Kurti tha se muaji prill është vendimtar për krizën e virusit, prandaj bëri thirrje për kujdes të shtuar.

“Zakonisht bëjmë dush që dukemi bukur kur dalim jashtë, por tani duhet bërë dush kur të kthehemi. T’i ruajmë pleqtë tonë dhe ata që kanë probleme të ndryshjme shëndetësore sepse është jetike”.

“Bashkë me kryetari Kastrati diskutuam për situatën në Kamenicë, përgatitjet dhe masat që i i ka marrë kryetari. Shpresojmë që kjo lakorja të ngritet sa më pak dhe të voonohet sa m shumë”.

Kryeministri në detyrë tha se do ketë vizita të shpeshta në komunat e Kosovës, pasi që, sipas tij, kjo është domosdoshme.

“Sot vizitova dy komuna, por edhe në ditët në vijim do të shkoj në komunat e tjera sepse nevojitet bashkëpunim i ngushtë. Shembulli që po e treojmë si shtet në trajtimin e situatës duhet ta mirëmbajmë edhe këtë mua. Prilli është vendimtar”.

“Marketet të kenë kujdes në dy elemente: I pari me karrocat dhe shportat që duhet të dezinfektohen shpesh dhe pastrohen duartë pas shërbimeve dhe i dyti është me monedhat metalike dhe ato të letrës sepse kanë ndërruar shumë duar dhe mund ta kenë koronavirusin aty”.

“Bashkë me ministrat, sidomos të Shëndetësisë, do të vizitojmë komuna të Kosovës gjithandej sepse institucionet tona i kemi në nivel të lartë gatishmërie duke marrë masa emergjente, por edhe jemi falënderues për popullin dhe qytetarët që po tregojnë një kulturë përgjegjshmërie duke qëndruar në shtëpi dhe ruajtur pastërtinë”.

Ndërkaq, Kastrati tha se i kanë drejtuar kryeministrit kërkesat dhe rekomandimet e tyre duke treguar se situata është nën kontroll.

“Ne u morëm vesh se si të veprojmë në ditët në vazhdim. Bashëkpunimi me Shëndetësinë dhe Policinë është në rregull. Kemi pasë fatin si komunë që të identifikuarit e parë t’i kemi më vonë dhe për këtë secili institucion e ka ngritur vetëdijën se si duhet të veprojmë dhe të sillemi. Morëm vendime dhe dhamë rekomandime”.

“Bashkë po kërkojmë që kujdesi të mos bie dhe që qytetarët të mos relaksohen epse është e rëdnëishme që edhe në ditën në vazhdim të mbahet disatanca dhe ta kenë parasysh që mund të ketë të infektuar në secilin fshat dhe lagje”.

“Në Topanicë kemi 12 të infektuar dhe Instituti i Shëndetësisë Publike do të vazhdojë edhe me një grup tjetër për t’i testuar. 160 persona janë në vetizolim dhe rastet janë izoluar dhe janë nën kontroll”.

Në këtë paraqitje për media, Kurti gjithashtu tha se vendimin për kufizim të lëvijzes e ka marrë me keqardhje, por se kjo ishte një domosdoshmëri. Ai foli edhe për ekonominë.

“Me Pakon Emergjente kemi synuar që ta zbusim sadokap krizën e ekonomisë. Jemi përpjekur që kjo pako të mos jetë vetëmekonomike, por edhe sociale. Kanë rënë të hyrat buxhetore dhe remitancat. Ende nuk i dimë përmasat e rënies. Mërgata jonë është po ashtu në vende ku ka përhapje të koronaviursit”.

Kryeministri në detyrë për propozimin e AAK-së që t’iu ndahen nga 100 euro secilit qytetar tha se nuk është i duhuri.

“Nuk jemi të njëjtë që të ndihmohemi njëjtë. Dikush ka më pak nevojë për ndihmë e dikush më shumë. Nuk besoj që kjo ide do të ndihmonte në këtë situatë”.