Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson’it, përfundon në dhomë intensive

Përkeqësohet gjendja e Boris Johnson’it, përfundon në dhomë intensive

Gjendja shëndetësore e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është përkeqësuar dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv me virusin Covid-19. Johnson është pranuar në spital të dielën pasi po vuante ende nga simptomat, ndërsa sot bëhet e ditur se ai është dërguar në dhomë intensive.

‘’Që nga e diela në mbrëmje,  kryeministri ka qenë në përkujdesjen e mjekëve në Spitalin e Shën Tomasit në Londër, pasi ishte pranuar për shkak të simptomave të vazhdueshme të koronavirusit’’, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të kryeministrisë.

‘’Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar, dhe me këshillën e ekipit të tij mjeksëor, ai është dërguar në Dhomën Intensive në spital’’, thuhet tutje.  

‘’Kryeministri ka kërkuar që Sekretari i Punëve të Jashtme, Dominic Rabb, që është edhe Sekretari i Parë i Shtetit, që të zëvendësojë atë kur është nevoja. Kryeministri po merr përkujdesje të mrekullueshme, dhe falënderon të gjithë stafin e NHS’së për punën e tyre të palodhshme’’, shtoi ai.