Kurti do të takohet nesër me Lutfi Hazirin

Kurti do të takohet nesër me Lutfi Hazirin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të martën pritet të zhvillojë një vizitë në Gjilan, në Qendren Operative Emergjente.

Vizita e Kurtit në këtë komunë lidhet me pandeminë Covid-19. Në Gjilan janë 15 raste të konfirmuara me virusin Covid-19.

Njoftimi i plotë:
Kryeministri në detyrë Albin Kurti të martën viziton Gjilanin

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën, në Qendrën Operative Emergjente, pret kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, me fillim në ora 9:00, tek kampusi i shkollave të mesme.