Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e dy pacientëve nga coronavirusi, bënë thirrje për qëndrim në shtëpi

Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e dy pacientëve nga coronavirusi, bënë thirrje për qëndrim në shtëpi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy pacientëve që humbën jetën sot shkaku i infektimit me coronavirus.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve tanë, si pasojë e virusit COVID19, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të tyre. Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor. /