Numër i madh i ushtarëve në Serbi preken nga koronavirusi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se dhjetëra ushtarë nga Brigada e Parë e Ushtrisë serbe janë infektuar me koronavirus.

Ai tha se këta ishin ushtarët që organizuan karantinën në Moroviç dhe Paliq.

“Kemi shumë ditë të vështira përpara dhe shumë nuk janë të vetëdijshëm për të,” tha Vuçiq gjatë një vizite në Krnjesevci afër Pazovës.

“Nuk është faji i tyre që ata e gjetën veten në pikën qendrore, por ne i kemi pasur të gjitha pasojat fatale të atyre që erdhën nga Milano e Lugano”, tha Vuçiq.