Albulena Haxhiu: Do t’i bëj publike dallaveret e Abelard Tahirit

Albulena Haxhiu: Do t’i bëj publike dallaveret e Abelard Tahirit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj disa të dhënave në lidhje me shpenzimet e saj si ministre dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri për dy muaj.

Bazuar në këto të dhëna, Haxhiu për dy muaj ka shpenzuar 19 mijë e 700 euro, ndërsa Tahiri 4 mijë e 600 euro.

Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se të dhënat e cekura janë shpifje ndaj saj, të realizuara nga militantët të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do t’i bëjë publike dallaveret e Abelard Tahirit.

Shkrimi i plotë i Haxhiut: 

Militantët e PDK, paskan nisur shpifjet e ulëta kundrejt meje por e kanë kot. Me siguri, nga militantët që i ka lënë tashmë në Ministri, Abelardi, paska dëgjuar që kemi gjetur tashmë shumë dallavere e veprime të paligjshme në MD, dhe tani kanë nisur sulmet e shpifjet kundrejt meje!

Shumë shpejt do t’i bëhen publike dallaveret e Abelard Tahirit.
Të dhënat në vijim janë shpifje dhe në fillim të javës së ardhshme, Abelardit i dalin dallaveret e shpenzimet e tij sa ishte Ministër poashtu edhe krahasimin me shpenzimet e mia!