36 studentët e Luginës nga Turqia arrijnë në Beograd – shumë shpejt nisen drejtë shtëpive të tyre

36 studentët e Luginës nga Turqia arrijnë në Beograd – shumë shpejt nisen drejtë shtëpive të tyre

Përmes një shkrimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, njofton se 36 studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, tashmë kanë arritur në Beograd. Studentët në fjalë kanë arritur nga Turqia, ku janë edhe duke studiuar, ndërsa transporti i tyre, u mundësua falë një bashkëpunimi ndërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Komunës së Bujanocit.

36 studentët e ardhur do të vetë-izolen secili në shtëpinë e tyre.

Më poshtë, po ua postojmë njoftimin nga Komuna e Bujanocit:

36 Studentët e Luginës kanë arritur në Beograd, ata që nuk kanë asnjë simptom do të shkojnë në vetizolim – secili në shtëpitë e tyre dhe jo në karantinë.

Shumë shpejtë, me autobusin e siguruar nga Komuna e Bujanocit e me iniciativë të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë ata do të nisen nga Beogradi në drejtim të Bujanocit dhe Preshevës.

Faleminderime të veçanta për mirëkuptimin e treguar nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Angazhimin e jashtëzakonshëm të KKSH.

Për përkrahjen e Trupit Koordinues, Ministrive përgjegjëse dhe të gjithë atyre që u angazhuan.