• E mërkurë / Apr-24 14:51
  • Kontakt

Ahmeti: Do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet

Ahmeti: Do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka apeluar te qytetarët që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit. “Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPBsë, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.