Vuçiq, shteti ka të holla: çdo qytetar në Serbi do të përfitojë 100 euro ndihmë nga shteti

Vuçiq, shteti ka të holla: çdo qytetar në Serbi do të përfitojë 100 euro ndihmë nga shteti

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë të zhvilluar sonte në TV Prva të Serbisë, ka përshkruar masat ekonomike për të ndihmuar Serbinë dhe ekonominë të kapërcejë situatën e vështirë me koronavirusin.

Në pjesën ku flet për ekonominë, Vuçiq jep një lajm të mirë për qytetarët. Ai thotë se ne kemi gjetur ende të holla, por Vuçiq vihet në siklet pasi për një moment ndërpritet nga moderatorja e cila e befasuar fillon të qesh dhe e pyet: z.President, e nga dolën tani këto të holla ?

Ndërsa Vuçiq përgjigjet dhe jep sqarim në lidhje me këtë: “Ne kemi para për ekonominë, kemi edhe për diçka tjetër. Ne po mendojmë t’i japim ndihmë çdo qytetari të rritur nga 100 Euro. Pavarësisht nëse është i punësuar, i papunë, apo në penzion. Nëse llogarisim, në Serbi janë diku rreth 5 milion e 200 mijë qytetar të moshës së rritur dhe kjo arrin shumën rreth 520 milion euro” – tha Vuçiq.

Ne duam t’i ndihmojmë sipërmarrësit të mbijetojnë, por në këtë ndihmë mund të mbështeten vetëm ata që nuk kanë largur më shumë se 10 përqind të punëtorëve.

Të gjithë sipërmarrësit, për tre muaj, madje edhe nëse kriza me korona virusin nuk zgjatë 3 muaj, do t’i paguajmë pagën minimale-paralajmëroi sonte Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, raporton Ministria e Lajmeve.

Ne do të paguajmë pagën minimale për çdo floktar, këpuctar, bukëpjekës.., për të gjithë punonjësit e kompanisë së tyre. Flokëtari nuk mund të fitojë para tani, por do të duhet të paguajë pagën minimale për veten dhe punonjësin e tij-deklaroi Vuçiq.