Ky është personi që e kërcënoi me jetë Hashim Thaçin

Ky është personi që e kërcënoi me jetë Hashim Thaçin

Një person ka kërcënuar me jetë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Bëhet fjalë për Kujtim Pecin nga Mitrovica, i cili është arrestuar mbrëmë. I arrestuari është 40-vjecar dhe Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë janë gjetur dhe konfiskuar objektet me të cilat kishte kryer kërcënimin. Kujtim Peci njihet edhe si Kujtim Boletini për shkak të fshatit, kërcënimi i të cilit u publikua edhe në media. Njoftimi i plotë i policisë: Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore. Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.