Trajneri i njohur: Shpresoj që një ditë të drejtoj Barcelonën

Trajneri i njohur: Shpresoj që një ditë të drejtoj Barcelonën

Katalanët në janar vendosën të ndajnë rrugët me trajnerin Ernesto Valverde pas një serie jo të mirë të rezultateve.

Synimi kryesor i tyre ishte Ronald Koeman, ish lojtari i tyre, që tani drejton Kombëtaren e Holandës.

“Ata më thirrën, dhe unë ju thash jo shkaku i angazhimit me kombëtaren e vendit tim”, ka deklaruar Koeman, kur u pyet për refuzimin që i ka bërë Barcelonës.

“Pas Kampionatit Evropian është koha për të vlerësuar. Nuk mund të largohesha nga Holanda pas muaj para fillimit të turneut”.

“Në Barcelonë kam kaluar kohën time më të mirë si futbollist, kështu që shpresoj që një ditë të mund të jem trajner i tyre”.