Ai ka shkruar se Kurti po i serviloset Listës Serbe dhe ndërkombëtarëve duke arsyetuar se në Qeverinë, Lista Serbe i ka marrë dy ministri.
“Servilizmi juaj nuk ndalet vetëm me Listën Serbe, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Jeni duke u treguar shumë inferior dhe i nënshtruar ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Heqjes së taksës dhe bisedimeve me Serbinë si kërkesa të ndërkombëtarëve, iu ke dhënë më shumë rëndësi dhe përparësi se sa gjendjes ekonomike dhe migrimit masiv të qytetarëve”, ka thënë tutje Kelmendi.
Ai ka potencuar se Albin Kurti po e shkel reciprocitetin me Serbinë, të cilin vet po e kërkon fillimisht.
“Ju Listën Serbe po e trajtoni si mbretër duke ia dhuruar 2 ministri pa iu votuar ata fare, ndërsa Serbia shqiptarët e Luginës së Preshevës po i trajton si skllav”, ka thënë ai.