Nëse dështon transferimi i Giroud, Interi do të shkojë për Llorenten

Nëse dështon transferimi i Giroud, Interi do të shkojë për Llorenten

Interi po insiston në transferimin e Olivier Giroud nga Chelsea.

Sulmuesi francez raportohet se është afër kalimit te skuadra italiane, por që ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Mediat në Itali raportojnë se Nerazzurët shpresojnë ta shesin Matteo  Politanon te Roma, në mënyrë që t’i hap rrugë transferimit të Giroud..

Në rast se dështon transferimi i francezit, atëherë Interi do të tentojë t’i marrë shërbimet e Fernando Llorentes nga Napoli.

Spanjolli nuk po aktivizohet shumë të napolitanët, andaj mund të  kalojë te Interi, duke ditur se kishte punuar edhe në të kaluarën me  Antonio Conten.