Preshevari Oltion Bilalli, nënshkruan kontratë profesionale me Balikesirspor

Preshevari Oltion Bilalli, nënshkruan kontratë profesionale me Balikesirspor

Pas kalimit në fazën testuese, Oltion Bilalli sot ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e ligës së parë turke Balikesirspor. 

Sulmuesi 18 vjeçar nga Presheva, ka arrit që të tërheqë vëmendjen e shumë klubeve turke, por në fund ka vendosur që t’i bashkohet ekipit të ligës së parë Balikesirspor. Ai karierën e kisht filluar për ekipin e Besëlidhjes nga Prishtina, më pas edhe për KF Gjilanin.

Oltioni ka qenë edhe pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Kosovës.