Zidane zgjedh sulmin e Real Madridit, prej sot e deri në fund të sezonit

“AS” shkruan se trajneri francez dëshiron të vazhdojë me treshen e sulmit, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Zinedine Zidane ka vendosur në lidhje me sulmin e Real Madridit në vazhdim të këtij sezoni.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se trajneri francez dëshiron të vazhdojë me treshen e sulmit, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Pas rikuperimit të Benzemas dhe Bale, Zidane dëshiron të vazhdojë të luajë me BBC-në.

Rikuperimi i tyre ka sjellë edhe efikasitet më të lartë te skuadra e Real Madridit andaj ata mund të jetë shpëtimtarët e sezonit te ekipi nga Santiago Bernabeu.