Justin Timberlake i kërkon falje bashkëshortes Jessica Biel, ndërsa u fotografua krah aktores Alisha Wainwright

Justin Timberlake i kërkon falje bashkëshortes Jessica Biel, ndërsa u fotografua krah aktores Alisha Wainwright

Ylli botëror, Justin Timberlake, i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij, Jessica Biel, pasi ishte fotografuar duke mbajtur duart me aktoren Alisha Wainwright.

“Disa javë më parë bëra një gabim të madh”, e filloi shkrimin e tij Justin në postimin emocional të ndarë me ndjekësit në Instagram – aty ku numëron 56.8 milionë ndjekës.

“Unë kam pirë shumë atë natë dhe u pendova për sjelljen time. Unë duhet të dija më shumë”, vazhdon ai.

38-vjeçari tha se dëshironte ta bënte të qartë se “asgjë nuk ndodhi” midis tij dhe aktores Alisha Wainëright. Ai u fotografua dorë për dore me Alishën në muajin nëntor, teksa ishin pjesë e një grupi ku po dëfreheshin së bashku në New Orleans.


Dyshja ishin në qytetin amerikan duke xhiruar filmin e ardhshëm ‘Palmer’ – në të cilin ata kanë rolet si të dashuruar.

“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa më shumë që mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të adresoj thashethemet e fundit që po dëmtojnë njerëzit që dua”, ka shkruar këngëtari i hitit “Cry me a river”.

“Ky nuk është shembulli i mirë që dua t’ia transmetojë djalit tim”, e përfundon shkrimin e tij Timberlake.