Shqipëria publikon listën për ndeshjet e nëntorit: Një risi e madhe dhe shumë rikthime

Shqipëria publikon listën për ndeshjet e nëntorit: Një risi e madhe dhe shumë rikthime

rajneri Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Andorrës dhe Francës. Risia e madhe është Florian Kamberi. Lojtari i Hibernianit ka zgjedhur përfundimisht kombëtaren dhe do të jetë pjesë e Shqipërisë duke mos pranuar ftesën e Zvicrës dhe Kosovës. 

Rikthehet në ekipin e parë Emanuele Ndoj që është rikuperuar nga Brescia, por ka vend dhe për Taulant Xhakën e Baselit. Myrto Uzuni merr vendin Sokol Cikalleshit të dëmtuar.    

Trajneri Edy Reja ka konfirmuar Memollën, Trashin, Seferin dhe Selahin në listën zyrtare. Ka surpriza te lista e pritjes, aty ku lexohen emrat e Selmanit, Çekiçit, Alijit, Vrionit, Kaçes, Brojës dhe risia e madhe Enis Çokaj.  

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS

PORTIERË: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)

MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)

SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)